Osmani procedon nismën legjislative për Projektligjin për Luftimin e Covid-19
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani-Sadriu e përkrahur nga deputetët nënshkrues ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Kosovë.
Kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për t’u siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën.
Kryetarja e Kuvendit falënderoj profesorin dhe ish-Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese prof.dr. Enver Hasani për angazhimin pro-bono në hartimin e draftit të parë këtij projektligji.
Ky projektligj do të trajtohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Punës së Kuvendit.