Basri Ibrahimi akuzon ministren Hajdari se e shkarkoi për arsye politike
Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Basri Ibrahimi është shkarkuar ditën e sotme, nga Bordi i Përkohshëm. E këtë vendim po e quan politik Ibrahimi.
Ibrahimi duke folur për lajmi.net për arsyet të cilat i janë thënë, ka potencuar se është shkarkuar me direktiva të politikës, përkatësisht ministres në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.
Sipas tij, Bordi nuk ka pasur as kuorum për një vendim të tillë, pasi Ligji për “Trepçën” parasheh që të jenë 9 anëtar, ndërsa Bordi i përkohshëm ka vetëm 4 anëtar.
“Po është e vërtet, në fshesën e VV-së me erdh radha edhe mua që të shkarkohem për arsye politike. Arsyet që me kanë dhënë janë gjoja për kërkesat që nuk janë paguar pagat e minatorëve dhe punëtorëve të Trepçës dhe që nuk e kam menaxhuar si duhet. Kjo nuk është aspak e vërtetët sepse në 6 mujorin e viti të kaluar ne kemi pasur ngritje të prodhimit mbi 28 për qind. Ndërsa muaji janar dhe muaji mars janë muaj rekorde që asnjëherë në “Trepçë” nuk është prodhuar kaq shumë, por që këto nuk kanë qenë të mjaftueshme për Bordin sepse ka qenë kërkesë politike nga ministrja Hajdari, që të shkarkohem dhe këtë po e bazojë në fakte sepse ne i kemi pasur me buxhetin e Kosovës të parapara subvencionet për pagat e “Trepçës” SH.A”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se këto janë vendime politike, arbitrare të pa bazuara fare në ligj. Derisa ka akuzuar ministren Hajdari se ka dhënë urdhër që të mos ekzekutohen subvencionet për pagat e minatorëve, siç tha ai, vetëm me ngjallë pakënaqësi.
“Mirëpo ata kanë bërë me qëllimi që më ngrit tensione dhe protesta, besoj e dini që ka pasur bojkotim të punës nga ana e minatorëve dhe sot në momentin e fundit kur ishin proceduar deri të financat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, kanë marrë urdhër nga ministrja që të mos ekzekutohen subvencionet për pagat e minatorëve vetëm me ngjallë pakënaqësi. D.m.th këto janë vendime politike, arbitrare të pa bazuara fare në ligj. Dhe ky Bord është jo legjitim sepse nuk ka pasur kuorum në bazë të ligjit për “Trepçën” është parapamë që të jenë 9 anëtarë ndërsa këta janë vetëm 4 anëtar. D.m.th edhe Qeveria kur e ka emëruar këtë Bord është bazuar vetëm në lagjinë për Ndërmarrje Publike që mund t’i ketë 4 anëtar, ndërsa Ligji për “Trepçën” parasheh që t’i këtë 9 anëtarë dhe rrjedhimisht këta janë 4 anëtar dhe nuk kanë pasur as kuorum për me marr vendim të tillë”, ka thënë Ibrahimi.