Selmanaj: Prishja e koalicionit me VV-në, ndër vendimet më të mira që ka marrë LDK ndonjëherë
“Prishja e koalicionit me Vetëvendosjen, ndër vendimet më të mira që ka marrë LDK ndonjëherë sepse veprimet e tyre të fundit, ata vënë në pikpyetje edhe balancat e pushtetit në Kosovë”, thotë Selmanaj, duke shtuar ‘se Qeveria në detyrë, dje rishkeli Kushtetutën’.
“Ne nuk kemi hyrë në zgjedhje, duke thënë se Vetëvendosje do ta bëj ndryshimin, por se LDK do ta bëj ndryshimin me Vjosa Osmanin”, thotë në T7, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj.
Ai thotë se Albin Kurti dhe Vetëvendosja tradhtoi LDK-në, duke vënë në pikpyetje raportet me Amerikën.
“Por ne u tradhtuam nga Vetëvendosja, ata e kishin pa LDK-në si subjet politik që mund të shfrytëzohet si trampolinë për të bërë raporte të mira me partitë tjera.”, thotë ai.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, thotë se kryeparlamentarja sot bëri sjellje autoritare.
Kështu tha Selmanaj .
“Nuk e di, ndoshta më mirë mund të flet zonja Osmani. Unë po e pasqyroja qëndrimin e Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi, por meqë zonja Osmani në momentin që nuk më la ta përfundoj fjalimin tim për mendimin e Komisionit, ai nuk është qëndrim i imi, është qëndrim i deputetëve anëtarë të Komisionit. Ajo në fakt e lexoi një përfundim të Komisionit që nuk ishte i joni, ishte një draft, nuk ka qenë drafti i Komisionit. Ai draft që ajo e lexoi, nuk ka qenë vendimi i Komisionit, ka qenë tjetër document. Praktika e tillë, për të pengu deputetët të shprehën lirshëm në Kuvend nuk është praktikë e mirë për demokracinë. Zonja Osmani e ka mandatin si deputete vetëm të moderojë mbarëvajtjen e seancave, nuk i di arsyet tjera, mund të ketë paragjykime të natyrave tjera, por unë nuk do të dëshiroja një kryetar Kuvendi që me qasje autoritare t’i kundërshtojë deputetët. Unë nuk kam përdorë fjalë fyese”, tha ai.