Britania e Madhe e shpallë të sigurt ibuprofenin për trajtimin e koronavirusit
Pacientët që vuajnë nga koronavirusi mund të marrin ibuprofen për të lehtësuar simptomat e infeksionit, sipas panelit të ekspertëve të qeverisë së Britanisë së Madhe.
Deri më tani, qëndronin pretendimet se qetësuesi mund të dobësojë përpjekjet e sistemit imunitar për të luftuar virusin, shkruan medium britanik Daily Mail, transmeton lajmi.net. Muajin e kaluar, NHS madje tërhoqi këshillat për njerëzit që të përdorin pilulat qetësuese nëse ndjeheshin të sëmurë me simptomat e COVID-19.
Por një rishikim nga Komisioni për ilaçet njerëzore (CHM) arriti në përfundimin se paracetamoli dhe ibuprofen janë të sigurta për lehtësimin e simptomave të virusit pandemic, përfshirë ethet dhe dhimbja e kokës. Organi, i cili këshillon ministrat për sigurinë e ilaçeve, tha që nuk kishte ‘prova të mjaftueshme’ për të vendosur lidhjen midis përdorimit të ibuprofen dhe vështirësimit të gjendjes shëndetësore. Nga rishikimi i 13 studimeve shkencore mbi efektet e ilaçeve anti-inflamatore, në mesin e të cilave ishte edhe ibuprofeni, nuk u gjetën prova pro ose kundër përdorimit të tij.