Abdixhiku abstenon në mbledhjen e LDK’së në propozimin e koalicionit me AAK’në dhe Nismën
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka abstenuar në votimin e sotëm të KP për një koalicion të mundshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës me AAK-në dhe Nismën nëse Presidenti i jep mandat LDK-së për formimin e Qeverisë.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar vetë Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku është një ndër eksponentët e lartë të LDK-së që ishte shprehur edhe në filluar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti së bashku me nënkryetaren e kësaj partie Vjosa Osmani dhe deputetin Haxhi Avdyli.
Kundër një koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismën kanë votur edhe Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Fatmir Rexhepi dhe Faton Peci