Mbi 20 persona nga Hani i Elezit futen në vetizolim, kishin kontakte me të infektuarit
Komuna e Hanit të Elezit, është njëri ndër qytetet që së fundmi konfirmoi rastet e para me koronavirus.
Madje, të dielën në këtë komunë u konfirmuan gjithësej gjashtë raste për vetëm brenda 24 orëve.
Mirëpo, lajmi i mirë në krejt këtë situatë është se në këtë komunë nuk po dyshohet tani për tani për raste të reja.
Kjo u konfirmua edhe nga kryetari i komunës, Rufki Suma.
Ai tha se aktualisht nuk ka mostra për të cilat pritet të dalin rezultatet, por që janë mbi 20 persona të kontakteve të rasteve të mëhershme, që tani janë në vetizolim.
“Jo nuk kemi informata se ka mostra të reja. Sot gjatë ditës krejt ata persona që kanë qenë si të dyshimtë ose kontaktues me të parët, u janë grumbulluar të dhënat nga drejtoria e Shëndetësisë, dhe u janë përcjellur IKSHP-së. Të njëjtëve u është rekomanduar që të jenë në vetëizolim. Janë mbi 20 persona që janë në vetizolim dhe të cilëve do t’u monitorohet gjendja”, ka thënë Suma për lajmi.net.
Ndryshe, nga nesër do të hyjnë në aplikim masat e reja të ndërmarra nga ministria e Shëndetësisë, që përfshijnë kufizim rigoroz të lëvizjes së lirë.
Ky vendim, do të aplikohet an ipse ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ishte konsultuar paraprakisht me kryetarët e komunave për masat e ndërmarra.