Haradinaj: Me masat e reja Qeveria e ka uzurpuar shtetin
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cenuar rëndë.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës me këtë vendim anti-kushtetues, e ka uzurpuar pushtetin.
“Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cenuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut. Veprimet anti-kushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen. Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm”.
Me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend,…
Julkaissut Ramush Haradinaj Maanantaina 13. huhtikuuta 2020