Molliqaj thotë se Kurti po detyron Vitinë të marrë vendim anti-kushtetues
Vendimin për masat e reja për parandalimin e coronavirusit, ku qytetarët mund të lëvizin veç 90 minuta gjatë ditë e quan antikushtetues, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ky i fundit thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për protagonizmin e tij dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, detyron ministrat Vitia e Hajdari të marrin vendim anti-kushtetues e me masa edhe më të rrepta sesa që guxonte t’i merrte vetë.
Postimi i tij:
Kurti, për protagonizmin e tij dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, detyron ministrat Vitia e Hajdari të marrin vendim anti-kushtetues e me masa edhe më të rrepta sesa që guxonte t’i merrte vetë. Pasi dështuan plotësisht në menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19, qeveria zgjodhi mbajtjen e pushtetit duke shkelur kushtetutën, në vend se të marrin masat e duhura për të ruajtur shëndetin publik të qytetarëve të saj.
Shkelja e kushtetutës për herë të dytë me të njëjtin vendim është e papranueshme. Një gjë e tillë, në këtë kohë të rrezikshme e vitale për shoqërinë tonë, nuk duhet të jetë e pranueshme e as e tolerueshme.
Qeveri antikushtetueseKurti, për protagonizmin e tij dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, detyron ministrat…
Julkaissut Dardan Molliqaj Maanantaina 13. huhtikuuta 2020