Abrashi: Qeveria merr pushtet që nuk i takon – Puç, tjetër emër a ka?
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka prezantuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se me orarin e ri, qytetarët do të mund të lëvizin nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 22:30, por se do të jenë të ndarë në 7 kategori të ndryshme.
Mirëpo pa kaluar dy orë që nga mbajtja e konferencës, ka reaguar sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.
Sipas tij, Qeveria me masa e me forcë, po merr pushtet që nuk i takon.
Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë të tij në Facebook.
Qeveria me masa e me forcë, merr pushtet që nuk i takon! Puç, tjetër emër a ka?!
Julkaissut Arban Abrashi Maanantaina 13. huhtikuuta 2020