Shqiptarët dalin në rrugë, eskalon situata në një lagje të Shkupit
Në lagjen Hasanbeg të Shkupit ka eskaluar situata, duke bërë që banorët shqiptarë të dalin në turma në rrugë.
Nuk është dhënë informatë se për cilat arsye po arrestohen këta dy persona, që sipas raportimeve të para janë shqiptarë.
Dalja ka ndodhë, sipas raportimeve, për arsye proteste ndaj veprimeve të policisë. Ata që kanë transmetuar tubimin e shqiptarëve kanë thënë se Njësia Speciale maqedonase ka përdoru edhe dhunë. Kjo megjithatë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.