Një tjetër person vdes në Shqipëri nga Covid-19, totali shkon në 24
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se një tjetër person ka vdekur sot si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin në 24.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë bëhet fjalë për një 68-vjeçare e cila ishte prej dhjetë ditësh në respirator dhe vuante nga veshkat, raporton TCH.
Në Shqipëri, deri më tash është raportuar për 467 persona të infektuar me Covid-19.