Ismaili: Masat e reja, shkelje kushtetuese
Ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili thotë se vendimet e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë për shtimin e masave të ndalimit të qarkullimit është antikushtetues.
Sipas tij, veprimet e tilla të qeverisë në detyrë janë të rrezikshme.
“Rrezik politik i madh për demokracinë në Kosovë. Nuk ka të drejtë t’i mbyllë të gjithë njerëzit”, tha Ismaili.
Nënkryetari i PDK’së në Pressing tha se e gjithë lufta po bëhet për drejtimin e qytetarit dhe jo për të mbrojtur ata.
“Situata po eskalon më shpejt se që e kemi prit. Vendimet janë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.