Ramadani: Sa më shumë i respektoni rregullat, aq më shpejt e kalojmë këtë krizë
Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani, ka thënë në konferencën medie se masat e reja janë historike për vendin dhe ka kërkuar nga qytetarët për durim dhe respektim të rregullave në mënyrë që të kalohet me shpejt kjo krizë.
‘’Qëllimi është se me gjithë dëmet që do na bëjnë, janë vendime që do të ndikojnë dukshëm dhe do të kenë impakt të dukshëm në jetën e qtyetarëe të Republikës së Kosovës. Ne mendojmë se me këto vendime janë vendime që do të ndikojnë drejtpërdrejt në ruajten e shëndetit‘’, ka thënë Ramadani.
‘’Por duhet edhe një kusht, një pakt. Pakti që qytetari të respektojë vendimet dhe të kemi një sjellje qytetare së pari duke zbatuar vendimet dhe së dyti duke ruajtur shëndetin e familjes dhe qytetarëve tjerë.Kemi bërë të pamundërën dhe do të bëjmë të pamundërën që të kalojmë këtë me sa më pak dëme. Që dmth me sa më pak sëmundje dhe sa më pak humbje të jetëve.’’
‘’Ju lus për durim. Të gjithë jemi të ngarkuar po do ja dalim së bashku. Të ruajmë njëri tjetrin, të ruajmë higjieneën. Kështu e ruajmë tërë vendin‘’, shtoi Ramadani.