Fshati në karantinë, qytetari nuk i përmbahet rregullave të Qeverisë e del të kryejë punë
Edhe pse i gjithë fshati është në karantinë, këtij banori nuk po i bëhet vonë për rregullat e vendosura nga Qeveria.
Një banor i fshatit Lanishtë të Shtimes nuk po i respekton vendimet e marra nga Qeveria edhe pse ky fshat është në karantinë.
Madje ai ka shkelur rregullat edhe duke mos u ndalur dhe ka prishur një shirit të vendosur nga Policia e Kosovës, i cili ndalon qarkullimin e mjeteve në atë pjesë, shkruan FaktePlus.
E dimë se situata me koronavirusin në Kosovë ka filluar të përkeqësohet dhe numri i të prekurve nga ky virus ka filluar të rritet, ndërsa nga IKSHP vazhdimisht bëhet thirrje që të mos dilet pa nevojë dhe u kërkon qytetarëve të rrinë në shtëpi.