Mjeku kosovar në Londër jep detaje për gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik
Specialisti i mjekësisë familjare Dr. Baki Ejupi i cili punon në nivelin primar të shëndetësisë në Britaninë e Madhe, ka treguar për gjendjen me koronavirus në këtë shtet. Ai në një lidhje direkte për Gazetën Express ka treguar se ka shqetësime për mbingarkesën e spitaleve nga pacientët e prekur nga koronavirusi. Ejupi ka treguar se cilët janë personat më të rrezikuar për infektim me Covid-19 si dhe ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik. Boris Johnson.
“Kryeministri si shumë të tjerë kanë pas disa simptoma që fillimisht kanë qenë të lehta. Ato pastaj u komplikuan deri në atë masë sa frymëmarrja iu vështirësua. Nga mjekët u rekumandua që ai të futet në kujdes intenziv në njërin nga spitalet e Londrës. Mesa është raportu, ai nuk ka pasë nevojë për ventilm. Ka dal nga spitali, është këshilluar që të shërohet në shtëpi, ka deklaruar doktori kosovar që punon në Londër.
Tutje, doktori Baki Ejupi, ka treguar se situata me Covid-19 në Britani të Madhe është e rëndë.
“Situata për fat të keq është mjaftë e rëndë. Kemi mbi 85 mijë pacientë të infektuar me Covid-10. Kemi diku mbi 10 mijë të vdekur. Ky numër nuk përmbledh në vetë numrin e pacientëve që kanë vdekur në shtëpinë e pëlqeve dhe atyre që kanë vdekur në komunitet. Në Britani ka katër javë që jemi në izolim pothuajse në total.”, ka thënë Ejupi.
Megjithatë doktori nga Londra ka folur edhe për situatën në Kosovë sa i përket koronavirusit.
“Ne jemi duke e parë situatën atje. Mjekët dhe politikanët duhet t’i observojnë masat që i bëjnë ata vet duhet respektuar distancomi social, këtë nuk po e bëjnë politikanët atje”