Detaje për 38 vjeçaren nga Istogu që ndërroi jetë nga koronavirusi
Sot është shënuar edhe viktima e tetë në nivel vendi.
Bëhet fjalë për një grua 38-vjeçare nga fshati Lluga e komunës së Istogut
Familjarët kanë bërë me dije se nuk ka pasur ndonjë simptomë nga sëmundja e koronavirusit.
Si pasojë e kontaktin me personelin shëndetësor janë izoluar pesë punonjës shëndetësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, kurse në Kirurgji janë izoluar 18 nga personeli mjekësor.
Detaje lidhur me pacienten në një lidhje të drejtpërdrejt ka dhënë Ferat Sallahu, nga Klinika Kirurgjike e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Pacienti është ardhur në mesndërrim. Pas ekzaminimeve në emergjencë është bërë testi për Covid-19. Për shkak të procedurave rezultati nuk është dhënë menjëhere. Tek ajo është bërë një intervenim kirugjik në lukth, Ulçerë në lukth, apo ithati në lukth që e ka rrezikuar edhe gjendjen e pacientit. Pas kalimit të kohës kemi kuptuar se është rënduar situata. Më pas kemi kuptuar se ajo ka Covid-19 “, ka deklaruar Sallahu.