OKB: Koronavirusi mund të bllokojë furnizimin global të ushqimit
Mbyllja e bizneseve të shteteve në mbarë botën si rezultat i izolimeve mbarëkombëtareve mund të kërcënojë edhe zinxhirin e furnizimit ushqimor global, kanë paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të hënën, raporton CNN.
“Raftet e supermarketeve mbeten të furnizuara tani për tani,” tha Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) në një raport të lëshuar në fund të muajit të kaluar. “Por, një krizë e zgjatur e pandemisë mund të çojë në bllokim të zinxhirit të furnizimit me ushqime, një rrjet kompleks ndërveprimesh që përfshin fermerët, inputet bujqësore, impiantet e përpunimit, transportin, shitësit me pakicë dhe më shumë”.
Problemi, megjithatë, nuk rështë mungesa e ushqimit Përkundrazi, shqetësimi është masat drastike në botë si përgjigje ndaj koronavirusit.
Mbyllja e kufijve, kufizimet e lëvizjes dhe ndërprerjet në industrinë e transportit dhe aviacionit e kanë bërë më të vështirë vazhdimin e prodhimit të ushqimit dhe transportit të mallrave ndërkombëtarisht.
Kompanitë e aviacionit kanë nxjerrë nga aeroportet mijëra aeroplanë dhe në porte qëndrojnë kontejnerë të mbyllur ushqimesh, ilaçesh dhe produkte të tjera në limane bëri të ditur Konferenca e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin më 25 mars.
Paqëndrueshmëria e shtuar në furnizimin global me ushqim do të prekë qytetarët më të varfër më së shumti, paralajmëroi Komiteti i OKB për Sigurinë Botërore të Ushqimit (CFS) në një letër muajin e kaluar.
Edhe kompanitë dhe organizatat private kanë bërë thirrje për veprime të menjëhershme për të adresuar katastrofën e mungesës së ushqimit.
Çfarë duhet të bëjë bota?
OKB-ja tani po i nxit vendet e prekura të zbatojnë masa emergjente brenda vendit, si dhe të punojnë së bashku në një nivel global për të mbrojtur furnizimin ushqimor.
Qeveritë mund të mbrojnë qytetarët e tyre duke mobilizuar magazinat ushqimore, duke ofruar transferime të parave të gatshme për familjet në nevojë, duke vendosur rezerva të urgjencës së ushqimit dhe duke ndërmarrë hapa për të mbrojtur punonjësit e bujqësisë, tha Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO).
CNN raporton se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe tregtia e hapur globale është gjithashtu e rëndësishme; qeveritë duhet të eliminojnë kufizimet e eksportit dhe tarifat e importit gjatë kësaj kohe, thuhet në raport. Vendet e varfëra që nuk mund të përballojnë paketat stimuluese dhe ndihmat bujqësore duhet të kërkojnë fonde ndërkombëtare.
“Bota ishte jashtëzakonisht e papërgatitur për pandeminë”, thuhet në raportin e FAO.