102 persona nga Serbia tentojnë të hyjnë në Kosovë, 10 prej tyre janë mjekë
Ekipi prej 102 personash që janë paraqitur si staf mjekësor nga Serbia, kanë tentuar të hyjnë në Kosovë. 82 prej të cilëve kanë si destinacion Graçanicën.
Insajderi merr vesh se vetëm dhjetë prejt tyre janë konfirmuar se janë mjekë. Ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës në kufij.
Qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dhënë urdhër të mos lejohet hyrja e tyre derisa të mos pranohet një konfrimimi nga Ministria e Shëndetësisë.
“Derisa të mos pranohet konfirmimi nga Ministria e Shëndetësisë të mos lejohet hyrja, por vetëm vazhdoni me verifikim të dokumentacionit. Na njoftoni për personat të cilët janë në PKK Merdare por që të dhënat nuk përputhen me listat e dërguara”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.