Këshilltari i Presidentit i reagon Lajcakut që i telefonoi Vuçiqit: E filluat gabimisht punën
Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami ka reaguar ndaj Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak lidhur me bisedën që ky i fundit ka zhvilluar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Behrami ka shkruar në Twitter se Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i fokusuar në Kosovën por në Serbinë.
“Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i përqëndruar as në synimet e as në perspektivën e Kosovës në dialog por në Serbinë. Kushdo që aspiron një rol duhet së pari të fillojë me Kosovën. Fillimi është gabim”, ka shkruar ai në Twitter.
The Special Envoy for Kosovo/Serbia Dialogue is not focused on Kosovo’s goals nor perspective on the dialogue, but on Serbia. Anyone who aspires a role should reach to Kosovo first. The start is wrong! https://t.co/eav1uSgMwr
— Artan Behrami (@artanbehrami) April 12, 2020
Lajcak ka thënë se ka pasur sot një bisedë të mirë dhe konstruktive me Presidentin Vuçiq për dialogun me Kosovën.
“Si pjesë e kontakteve të mia me udhëheqësit politikë të Ballkanit, sot bisedova me presidentin Aleksander Vuçiq. Patëm bisedë të mirë dhe konstruktive, duke filluar nga dialogu, ndihmat dhe reagimi ndaj Covid-19 dhe ekonomia. Mezi pres të punoj së bashku me partnerët e mi për tërë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak në Twitter.