Përkujtohen katër dëshmorët dhe tre martirët në fshatin Potoqan i Ulët të Rahovecit
Me nderimet më të larta , gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit, .Smajl Latifi me bashkëpunëtor, përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve, ka përkujtuar katër dëshmorët: Reshat Zekën, Sadki Sylejmanin, Bekim Ahmetin dhe Namik Zekën edhe tre qytetarët e vrarë nga forcat pushtuese serbe: Shemsie Hotin, Sutki Hotin nga Pataqani i Ulët dhe Ferat Dakën nga Rahoveci.
“Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e kombit! “- tha Latifi.