Bahtiri i kërkon që edhe Mitrovica të futet në karantinë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që edhe Mitrovica të shpallet zonë në karantinë.
Këtë kërkesë Bahtiri e ka bërë si masë parandaluese pasi që në të gjitha komunat përreth asaj të Mitrovicës ka të infektuar me COVID-19.
“Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Nga 11 raste prej Mitrovicës që janë derguan dje për testim nga koronavirusi COVID-19, fatmirësisht të gjitha kanë…
Julkaissut Agim Bahtiri Sunnuntaina 12. huhtikuuta 2020