Ramush Haradinaj uron Pashkët
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka uruar festën e pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se pashkët janë festë unike, të cilat kujtojnë rëndësinë e sakrificës, që sipas tij është një nga vlerat më të larta njerëzore, por edhe madhështinë e triumfit të jetës mbi vdekjen.
“Shoqëria jonë, gjatë historisë ka përjetuar kohë të rënda, por atë e ka mbajtur gjallë shpresa për ngadhënjimin e drejtësisë mbi padrejtësinë, dhe në saje të shpresës ka fituar lirinë”.
“Vendi ynë, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë. Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, si dhe miqve ndërkombëtarë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët”, ka shkruar Haradinaj.