Mashtruesit në aksion, shitën online gjëra për mbrojtje nga coronavirusi e nuk i dërguar kurrë
Duke përfituar nga gjendja e shkaktuar nga pandemia, mashtrues ende të panjohur kanë arritur që të përfitojnë mbi dy mijë euro duke shitur gjësende të ndryshme në Angli, Wales dhe Nothern Ireland.
Action Fraud ka bërë të ditur, se ka gjetur shumë transaksione të blerjeve të gjësendeve të ndryshme në internet, nga individë dhe biznese.
Blerësit janë mashtruar se po blejnë gjësende të ndryshme kundër coronavirusit si maska dhe pastrues për duar, por që gjërat e blera nuk iu arritën kurrë, sepse gjithçka ishte mashtrim.
Shumica e të dëmtuarve nga këto blerje, raportuar se kanë blerë gjësende të ngjashme që të mbrohen nga gjendja e krijuar. Në Action Fraud kanë arritur deri më tani 678 ankesa për mashtrim, derisa humbja në tërësi është 2,124,000 euro.
Kanë qenë edhe 2,747 ankesa për të ashtuquajturin peshkim me temën e coronavirusit, ku përdoruesve iu arrinin e-maile të ndryshme, të cilat përbënin rrezik për mbledhjen e të dhënave personale dhe vjedhjen e informatave financiare.