Turqi: Foshnja katër muajshe mposht koronavirusin
Një foshnjë katër muajshe e infektuar me llojin e ri të koronavirusit (COVID-19) është shëruar me sukses, raporton Anadolu Agency (AA).
Spitali i Universitetit Bezmialem të Vakëfit me qendër në Stamboll njoftoi se foshnja Asya u shërua plotësisht pas trajtimit nëntëditor.
Në njoftim thuhet se foshnja u soll në spital me ethe dhe temperaturë të lartë, me çka ajo u testua për koronavirus.
Me rezultat pozitiv të testit, Asya u dërgua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive të Fëmijëve, ku ajo filloi të shërohet pas ditës së dytë të terapisë.
Spitali tha se foshnja Asya është liruar nga spitali dhe se do të qëndrojë në izolim për 14 ditë.
Prof.Dr. Özden Turel nga Klinika e Sëmundjeve Infektive për Fëmijë deklaroi se fëmijët tregojnë më pak simptoma sesa të rriturit.
“Mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin e fëmijëve është të shmangni kontaktin me personat e infektuar. Fëmijët nuk duhet të jenë në të njëjtën dhomë me pacientët me ethe ose probleme të frymëmarrjes”, tha Turel.
Turel vtheksoi më tej se përveç vetëizolimit, larja e duarve dhe mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme.
“Fëmijët duhet të mësojnë zakonin e larjes së duarve. Lodrat dhe sipërfaqet me të cilat fëmija është në kontakt duhet të dezinfektohen rregullisht”, shtoi Turel.
Ajo tha se prindërit duhet të monitorojnë me kujdes simptomat e fëmijëve të tyre dhe në rast të rritjes së temperaturës, etheve, gulçimit, rëndimit të frymëmarrjes dhe vjelles, ata duhet të kontaktojnë menjëherë mjekun.