MPB dënon dëmtimin e varrezave të komuniteteve RAE në Rahovec
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dënon aktin vandal të dëmtimit të varrezave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Rahovec.
Ushtruesi i detyrës së ministrit Xhelal Sveçla ka kontaktuar me deputetin e IRDK-së, Elbert Krasniqin, të cilin e ka siguruar se MPBAP ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe do të bëhet maksimumi që të gjenden kryesit e kësaj vepre.
“Policia e Kosovës po punon në vazhdimësi në zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti”, shkruan në reagimin e MPBAP-së.
“Të gjithë së bashku jemi qytetarë të Republikës dhe pjesë e shoqërisë pa dallim. Bashkë kemi ndërtuar e po ndërtojmë vendin dhe institucionet tona, andaj ky akt ndaj tyre është i papranueshëm”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë e të angazhohemi për një shtet të drejtë e të barabartë për të gjithë”.