Reagon mjeku shqiptar nga Gjermania: COVID-19 po merr jetë, s’është ftohje
Eksperti i shëndetësisë publike, Fahri Beqaj, i cili është edhe internist dhe punën prej 12 vitesh në Berlin, ka dhënë shifra të vdekjeve dhe rrezikut me të cilin po përballet njerëzimi si pasojë e koronavirusit.
Ka thënë se COVID-19 nuk është ftohje siç po deklarojnë disa profesionistë shëndetësorë të cilët po flasin për këtë virus sikur të ishte diçka e zakonshme ndërkohë që përçditë po merr jetët e njerëzve.
Deri tash janë prekur afër 1.7 milion njerëz, prej të cilëve 102 mijë kanë vdekur ndërsa 377 mijë janë shëruar. Në Kosovë janë infektuar 250 njerëz, kanë vdekur 7 dhe janë shëruar 52.
“Të jesh mjek në Gjermani dhe të thuash sot që situata në Shqipëri e Kosovë kot po dramatizohet dhe masat e parandalimit janë të tepërta dhe duhet të largohen, është papërgjegjësi totale. Para së gjithash kur e din se çfarë masa parandaluese janë ndërmarrë në Gjermani dhe çfarë dënime të rrepta (deri në 25 mijë Euro) zbatohen nëse nuk rrespektohen këto masa të parandalimit”, ka shkruar Beqa.
Të jesh mjek dhe të deklarosh që COVID-19 është një “ftohje e zakonshme” është shumë joserioze dhe mungesë e njohurive. Fakt është që 90% e të infektuarve janë duke e kaluar lehtë, por fakt është poashtu që 5-10% të tjerët janë duke e zhvilluar një sëmundje të rëndë me pneumoni dhe ARDS (infeksion i mushkërive dhe sindromin akut te distresit respirator) dhe janë duke përfunduar në mjekim intensiv dhe në frymëmarrje artificiale apo të drejtuar. Megjithë mjekimin adekuat që po ju bëhet 2500 pacientë deri tani në Gjermani nuk kanë mbijetuar. Fakt është poashtu që Gjermania e ka rritur numrin e shtretërve intensiv dhe respiratorëve nga 28 mijë në 40 mijë. E bëri këtë për ftohjen e zakonshme? Natyrisht që JO.
Të jesh mjek në Gjermani dhe të thuash sot që situata në Shqipëri e Kosovë kot po dramatizohet dhe masat e parandalimit janë të tepërta dhe duhet të largohen, është papërgjegjësi totale. Para së gjithash kur e din se çfarë masa parandaluese janë ndërmarrë në Gjermani dhe çfarë dënime të rrepta (deri në 25 mijë Euro) zbatohen nëse nuk rrespektohen këto masa të parandalimit.
Të jesh mjek në Gjermani dhe të deklarosh që shkalla e mortalitetit është e vogël rreth 2% prandaj nuk duhet të brengosemi është poashtu inkompetencë dhe joseriozitet total, pasi që e para ne si mjek duhet të luftojmë për të shpëtuar secilën jetë. E dyta, 2% ndoshta duken pak për nga përqindja, por nëse e llogaritni në numër atëherë për shembull 2% në 2 milionë banorë sa ka përafërsisht Kosova nënkupton 40 mijë vdekje. Ky është një numër ekstrem i madh, marramendës nëse ndodh në një kohë të shkurtër 2 apo 3 mujore sa mund të zgjat periudha intensive e pandemisë.
Të jesh mjek dhe të deklarosh që nuk duhet të brengosemi sepse po vdesin vetëm të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje shoqëruese është skajshmërisht johumane dhe e pamoralshme, si ndaj këtyre kategorive ashtu edhe ndaj familjeve të tyre. Ne mjekët duhet ta kemi parasysh që pikërisht t’u ndihmojmë të sëmurëve është profesioni ynë. Për këtë edhe ekzistojnë spitalet e klinikat. E jo që të merremi me të shëndoshët. Secili pacient pa marrë parasysh a është i sëmurë kronik apo jo, i moshuar apo jo, ka të drejtë në mjekimin e duhur përfshirë edhe atë intensiv dhe me qasje në respiratorë nëse paraqitet nevoja.
Të jesh mjekë dhe të deklarosh që asnjë person pa sëmundje shoqëruese nuk sëmuret dhe nuk vdes është prapë papërgjegjësi dhe mungesë e njohurive. Ne mjekët më së miri e dijmë se sa me vonesë zbulohen disa sëmundje kronike si diabeti e semundjet kardiovaskulare te pacientët, sidomos te moshat mes 40-60 vjeç. Pacientët jetojnë më këto sëmundje pa i hetuar dhe pa i mjekuar. Prandaj edhe këta janë të rrezikuar që të zhvillojnë stadin e rëndë të sëmundjes e ndoshta edhe vdekjen nga COVID-19.
Të jesh mjek që flet për pandeminë COVID-19 duhesh poashtu tanimë të kesh njohuri që mbi 100 mjek e infermier në Itali kanë vdekur “nga kjo ftohja e zakonshme” duke ju ndihmuar pacientëve dhe duhesh edhe ti të jesh i kujdesshëm që të mos ndodh kjo edhe Ty, kolegë i nderuar.
Prandaj kur dalim në opinionin publik duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm se çka po flasim sepse çdo mesazh i gabuar mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e njerëzve.
Prandaj edhe më tutje vlen thirrja rrespektoni rregullat e parandalimit.
Kujdes, Shëndet e Suksese!
Dr. F. Beqa.