Vishaj: Dy pacientë me Covid-19 që janë të shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë
Infektologu i QKUK-së, Arben Vishaj, ka thënë se dy pacientë me Covid-19 që janë të shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai deklaroi se 23 rastet e reja me koronavirus të raportuar sot nga IKSHPK nuk janë hospitalizuar në Klinikën Infektive.
“Në Klinikën Infektive aktualisht i kemi të spitalizuar 37 pacientë, prej tyre janë pesë pacientë që janë duke marrë terapi me oksigjen, ndërsa dy janë në gjendje shumë të rëndë që janë duke u trajtuar në mjekimin inteziv”.
“Një ndihmesë të madhe janë duke dhënë edhe kolegët tanë anesteziologët ku së bashku me ata jemi duke bërë çdo gjë që është e mundur nga kapacitete tona që t’iu ndihmojmç këtyre pacientëve”, ka thënë Vishaj në Klan Kosova.