Haxhiu: Kjo është arsyeja e rrëzimit dhe akuzat e PLAN kundrejt nesh!
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se do të angazhohen çdo ditë për t’i larguar, siç ka thënë ajo, ata që e kanë zhvatur shtetin.
“Kalimi prej një pushteti të korruptuar, në një pushtet të drejtë e të pakorruptuar, nuk kalon pa rezistencë nga kapësit. Pozitat që i kanë keqpërdorur, pagat e larta e privilegjet e tjera, nuk i lëshojnë lehtë. Për ta pushteti është jetik. Madje kjo është edhe arsyeja e rrëzimit dhe akuzat e PLAN kundrejt nesh!”.
“Nuk ecet tutje pa i larguar ata që e kanë zhvatur shtetin dhe i kanë shkatërruar ndërmarrjet dhe institucionet dhe për këtë do angazhohemi çdo ditë”.
“Kosova do të bëhet shtet i së drejtës, qytetarët do ta ndiejnë ndryshimin dhe Kosova do të zhvillohet!”, ka shkruar Haxhiu.