KMDLNJ: Kërkojmë përgjegjësi për dëmtimin e varrezave të romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve në Rahovec
Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut ka reaguar për dëmtimin e varrezave të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve në Rahovec.
“KMDLNJ kërkom hetime të shpejta dhe nxjerrje para drejtësisë të atyre që vandalizuan varrezat e pjesëtarëve të këtyre kkmuniteteve që janë integruar në shoqërinë kosovare dhe duke u dëshmuar se janë konstruktiv. Në vend të ndihmave për të cilat kanë shumë nevojë këto komunitete sidomos tani në kohëm e pandemisë, rrënimi i varrezave është veprim jonjerëzor dhe i dënueshëm. KMDLNj , duke dënusr ashpër këtë akt vandal kërkon të mos paragjykohet rasti deri në përgundim të hetimeve”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.