Zyrtari i PDK’së publikon videon: Kur ka përkthyer Vjosa për Hashim Thaçin
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, është tallur me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
Cakolli ka publikuar një video të vjetër në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, ku shihet Osmani, duke përkthyer për presidentin aktual, Hashim Thaçi, asokohe kryeministër i vendit.
Videoja e vitit 2009 shfaq Osmanin, asokohe këshilltare e presidentit Fatmir Sejdiu, duke përkthyer në anglisht në një konferencë për media të sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me Sejdiun dhe Thaçin, në Departamentin amerikan të Shtetit, në Uashington.
“Kur ka përkthy Vjosa për Hashim Thaçin, krejt dy tre vet në Prishinë e kan ditë anglishten! ”, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Publikimi i videos nga Cakolli vjen pasi nënkryetari tjetër i LDK’së, Agim Veliu, e ka quajtur Osmanin “përkthyese të Thaçit”.