Çifti ia vë emrin Karantinë foshnjës së posalindur
Një çift në Indi ka emërtuar foshnjën e posalindur Karantinë. Foshnja i përket gjinisë mashkullore.
Vogëlushi lindi në fshatin Bacheri në rrethin Sheopur të Indisë qendrore, të hënën gjatë izolimit të vendit, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Kur personeli pyeti se çfarë emri duhej shkruar në certifikatën e lindjes, nëna e djalit Manju Mail dhe babai Raghunath thanë që ta emërtonin Karantinë.
“Emri i tij është Lockdown (Karantinë në gjuhën shqipe), pasi lindi në periudhën e karantinës”, deklaroi babai për Times of India.
Ditë më parë, një çift indian kishte emërtuar binjakët Corona dhe Covid.