Klina nuk i ka frikën koronavirusit, qytetarët pa mjete mbrojtëse në rrugë
Në hyrje të komunës së Klinës po vazhdon të qëndrojë policia e Kosovës, e cila ndalon secilën veturë për të ditur arsyen e futjes atje e disa prej tyre edhe po i kthen mbrapshtë.
Qytetarët e Klinës kishin panikun e pandemisë më së shumti në fillim, mirëpo tani ka vetëm një rast me koronavirus atje.
Rasti i parë në këtë komunë ishte një shtetase italiane, mirëpo ky rast shumë shpejt mundi virusin.
Hekuran Sejdiu nga Qendra e Mjekësisë Familjare e këtij qyteti, thotë se ka raste që po testohen çdo ditë por të cilat po dalin negative.
Qytetarët në këtë qytet po lëvizin lirshëm, e shumica prej tyre pa mjete mbrojtëse.
Atmosfera në qytetin e Klinës këto ditë të para të pranverës ishte shumë e mirë krahasuar me situatën e vështirë që po përballen disa komuna të tjera të Kosovës.