Në Gorazhdec të Pejës kërcënohen policët, e njëri edhe sulmohet
Në Gorazhdec të Pejës një person me probleme mendore ka kërcënuar zyrtarët policorë, e njërin e ka goditur me një mjetë të fortë. Polici ka marrë tretman mjekësor.
Ndërkaq, personi me probleme mendore është arrestuar. Por me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në Pejë. Deri aty personi ka qenë në mbikëqyrjen policore, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Fsh. Gorazhdec, Pejë 08.04.2020 – 10:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policore, ndërsa njërin zyrtar e kishte goditur me një mjetë të fortë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në Pejë, nën mbikëqyrje policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.