Shpend Ahmeti bën të ditur se 13 punëtorë shëndetësor kanë dalë negativ në testin për Covid-19
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se 13 punëtorë shëndetësor, të ciliët ishin të dyshuar se ishin prekur me virusin kinez Covid-19, kanë dalë negativ në testin e parë.
‘’Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera më Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, pas kontaktit me të ndjerin S.N’’, ka shkruar Ahmeti.
‘’Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet. Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë.’’, shtoi ai.