Nëse jeni i papunë, lajmërohuni në këtë adresë
Ministria e Ekonomis, Punesimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike përmes një komunikate me shkrim në rrjetin social Facebook, kanë bërë të ditur se tani do të kenë mundesi të gjith të papunët, përmes një aplikacioni të plotësojnë formularët që të regjistrohen dhe në këtë mënyrë të sigurojnë vende pune.
Nga agjencia e punësimit të republikës së Kosovës ka treguar edhe metodat se si duhet aplikuar nëse jëni të interesuar për punë.
Nga kjo agjenci tregojnë se janë tre mënyra për të aplikuar për mundësi punësimi për personat e pa punësuar, Online, përmes Email-it dhe Aplikim fizik.
Këto janë mundësit dhe të gjitha cka duhen për të aplikuar.
1. REGJISTRIMI ONLINE duke shfrytëzuar linkun e ËEB faqes së Agjencisë së Punësimit, secilit punëkërkues do t’ju mundësohet marrja e shërbimeve përmes uebit. Po ashtu përmes uebit aprk.rks-gov.net do të bëhet regjistrimi i punëkërkuesve online (sqarim më poshtë).
2. PËRMES E-MAILIT duke dërguar formularin e plotësuar (shkarko formularin Forma për Aplikim) tek Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Komunën tuaj, në e-mail adresën e Udhëheqësit të Zyrës ( Lista e Kontakteve ne Aneksin e këtij njoftimi Njoftimi dhe Lista e Kontakteve) nëse KENI PROBLEM me formularin i dërgoni këto të dhëna në e-mailin e shënuar më lart si: Numri i letërnjoftimit, emri, emri i prindit, mbiemri, data e lindjes, vendi i lindjes, vendbanimi i përhershëm, gjinia, etniciteti, statusi martesor, numri i telefonit mobil (OBLIGATIV), e-maili, adresa, statusi i punësimit, edukimi, profesioni, patentë shoferi, përvoja e punës, aftësitë e kufizuara.
3. APLIKIMI FIZIK do të bëhet në Zyrën e Punësimit në komunën përkatëse për ata qytetarë, që kanë problem të aplikojnë sipas metodës 1 dhe 2 dhe bëhet në këtë mënyrë, duke marrë APLIKACIONIN NË FORM FIZIKE tek zyra pritëse apo recepcioni i Zyrës së Punësimit në komunën tuaj dhe të njëjtin pas plotësimit duke e dërguar në të njëjtin vend. Keni parasysh që kontakti me stafin e Zyrave të Punësimit nuk është i lejuar për arsye të shmangëjes së përhapjes së COVID-19.
Këtu gjeni linkun:
https://aprk.rks-gov.net/sq-AL/Content/NewsDetails/311?fbclid=IwAR2UJagurG62JtZEHkMdUwSpLtz1Y-5l2TrjA26fIuJJQP1cLEEKGQkbp08