Covid-19, New York raporton numrin më të lartë të vdekjeve brenda një dite
New York, që është shndërruar në epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit në SHBA, regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve në një periudhë 24 orëshe midis të hënës dhe të martës.
731 vdekjet e raportuara, të cilat e çuan numrin e përgjithashëm të viktimave nga Covid-19 në 5,489, përderisa janë konfirmuar 138.836 raste, njoftoi guvernatori Andrew Cuomo.
Këto raste erdhën pasi ky vend kishte parë një ngadalësim të niveleve të infeksionit për dy ditë si dhe më pak vdekje.
Autoritetet u përballën me pyetje lidhur me veprimet që kishin ndërmarrë për njerëzit në rrezik, pasi një i burgosur i infektuar me Covid-19 vdiq në burgun Rikers.
Michael Tyson, 53 vjeçar, vdiq duke pritur seancën dëgjimore për një vepër jopenale.
Që nga e hëna, 286 të burgosur dhe 331 punonjës nëpër burgjet e New York kanë testuar pozitivë për koronavirus.
Shpërthimi i koronavirusit në sistemin e burgjeve të New York është një nga më të këqijat në institucionet korrektuese në të gjithë SHBA-të, përderisa ky shtet ka më së shumti raste të të prekurve dhe vdekjeve që kur Covid-19 u shfaq në SHBA.