Lutfi Haziri dikur e quante “Mr. Bini”, por sot thotë se kishte kënaqësi ta priste Kurtin
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku kanë diskutuar për luftën kundër koronavirusit.
Haziri që gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, e quante Kurtin “Mr. Bini”, sot thotë se ka pasur kënaqësi ta pret në takim.
“Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia, të cilët në këto ditë të vështira të pandemisë, kanë parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës e të ruajtjes së shëndetit publik”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ai thotë se e njoftoi kryeministrit për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar.
“Faleminderit për vlerësimin e lartë për Gjilanin, sa i përket masava të ndërmarra dhe menaxhimit të pandemisë #Covid19”, ka shkruar Haziri.