Ministres Hajdari i vdes babai, Kurti e jep lajmin në konferencë për media
Ministres në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdarit sot i ka vdekur babai. Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka pësuar një humbje të madhe.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference të mbajtur bashkë me ministren Hajdari.
Ai ka thënë se as kjo humbje nuk e ka ndalur ministren Hajdari në luftën kundër korrupsionit.
“Sot ministres Hajdari i ka vdekur babai, por ne jemi të vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Pas konferencës Rozetës i duhet të shkojë në Pejë për ta përgatitur ceremoninë e varrimit. Përkushtimi jonë është të luftojmë krimin dhe korrupsionin por kjo duhet të vazhdohet edhe në organet e tjera të shtetit”, ka thënë Kurti.
Lajmin për vdekjen e babait të ministres në detyrë e kanë bërë të ditur edhe familja e saj në rrjete sociale.