Kurti për shkarkimet në Ujësjellës: Bordit iu desh të merrte masa të shpejta për shkak të keqpërdorimeve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur në konferencë për media për shkarkimet nga Bordi i ri i Ujësjellsit Rajonal “Prishtina”.
Kurti ka thënë se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të ri janë shkarkuar zëvendëskryeshefi ekzekutiv dhe zyrtari financiar i Ujësjellsit, ndërsa është kthyer në detyrë Ushtruesi i Detyrës të Zëvendëskryeshefit Ekzekutiv.
Më tutje, ai tha se të gjitha veprime tjanë ndërmarrë sipas ligjit për ndërmarrje publike.
“Sot siç e dini është dita botërore e Shëndetit dhe gjerë më sot i kemi 170 të infektuar me COVID19 që janë testuar pozitivisht, 24 janë të shëruar ndërsa sot kishim edhe rastin e 4 të vdekjes, me këtë rast i shprehim edhe njëherë ngushëllime më të afërve të këtyre qytetarëve që ndërruan jetë për shkak të koronavirusit. Kanë ngelur edhe 142 raste aktive. Mirëpo siç e tha edhe zëdhënësi ynë, këtu jemi sot me ministren Hajdari për shkak se është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme nga Bordi i Ujësjellsit në të cilën është vendosur që të shakrkohet Zëvendëskryeshefi Ekzekutiv, Zyrtari financiar dhe është kthyer në detyrë Ushtruesi i Detyrës të Zëvendërkryeshefit Ekzekutiv, gjithashtu vlen të theksohet se nuk është shkarkuar auditori i brendshëm. Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë sipas ligjit për ndërmarrje publike. Bordi i përkohshëm është detyruar të marrë masa të shpejta pasi që kompania rajonnale e Ujësjellsit në 3 vitet e fundit kishte pësuar rrënim në këtë menagjent duke e përkeqësuar gjendjen operative. Ndërmarrja kishte rënë në humbje 751 euro në vitin 2018 dhe kishte marrë raport të keq nga auditori i jashtëm e nuk ishte përfillur auditori i brendshëm. Jemi detyruar pra të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar këtë keqpërdorim që po i bëhej parasë publike.”, tha Kurti.