Vitia infermierëve në ditën ndërkombëtare të shëndetit: Jeni mburoja më e fortë e shëndetit tonë
Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehu mirënjohje për infermierët dhe mamitë e Kosovës.
Vitia i ka cilësuar ata si mburojë të shëndetit të qytetarëve, puna e të cilëve tha se sot është para syve të gjithë vendit dhe botës, si kurrë më parë.
“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur respektin e thellë ndaj punës suaj të përditshme, punë të cilën tani më shumë së kurrë e kanë para syve të tyre e gjithë shoqëria në vend dhe botë. Ju jeni pa dyshim mburoja më e fortë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, sistemit tonë dhe e mbështetjes që ua jepni mjekëve dhe profesionistëve të tjerë”, ka shkruar Vitia në Facebook.
https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3338231212873245