Thaçi: Bashkimi i Medvegjës, Bujanovcit, Preshevës me Kosovën është ideali im
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, thotë për marrëveshjen me Serbinë nuk ekziston një plan sekret.
Ai ka folur sërish për bashkimin e Luginës me Kosovën, ku ka thënë se kjo do të ndodhë.
“Ky është ideali im. Kësaj i qëndroj si ideal që Kosova të marrë Medvegjën, Preshevën dhe Bujanovci, ka pohuar Thaçi në Top Channel.
Kujtojmë që Thaçi në vitin 2018 kishte quajtur korrigjim kufijsh faktin, që Medvegja, Bujanovci dhe Presheva t’i bashkohen Kosovës.