Mbyllja për shkak të COVID 19, rriten rastet e dhunës në familje në Kosovë
Si pasojë e përhapjes së madhe të Koronavirusit shtëpia tani konsiderohet vendi më i sigurt, e ku të gjithë bëjnë thirrje që nga ajo të dilet vetëm kur kemi obligime të domosdoshme për ti kryer.
Por për viktimat e dhunës në familje, shtëpia e tyre është shpesh vendi më i rrezikshëm ku ato mund të qëndrojnë.
Gjatë këtyre ditëve kemi parë raste të ndryshme të cilat janë bërë publike në rrjete sociale, e ku shihen skena të ndryshme të dhunës në familje, derisa edhe organizata të ndryshme që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe psikolog e sociolog kanë shprehur shqetësimet e tyre për raportimet në dhunë në familje gjatë kësaj kohe izolimi.
Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me statistika të sakta të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe pandemie, edhe pse në një konferencë me shoqatën e grave të Kosovës u diskutua për këtë temë.
E duke u bazuar në raportin e policisë së Kosovës, vetëm gjatë muajit shkurt janë raportuar gjithsej 149 raste të dhunës në familje.
Njëjtë, ka raportuar edhe zyrtari i lartë juridik nga zyra e avokatit të popullit, Mark Kaqinari.
Sipas tij, duke u bazuar në raportin e vitit të kaluar numri i rasteve të dhunës në familje është në rritje.
E se numri i rasteve të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe pandemie është në rritje e thotë edhe psikologjia Antigona Qenaj-Sejdiu. Ajo shton se këtu ndikojnë disa faktorë të ndryshëm.
Shqetësimin e saj për numrin e rasteve të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe izolimi e shpreh edhe kryetarja e bordit të RRGK-së, Ariana Qosaj-Mustafa.
Sidoqoftë, psikiatri Sami Rexhepi, thekson se izolimi social varet nga fakti se si individët e perceptojnë një situatë të tillë.
Ndryshe, Rexhepi ka një mesazh për periudhën e qëndrimit në shtëpi.
Virusi Covid-19 deri më tani ka marrë më shumë se 50 mijë jetë njerëzish në mbarë botë. Andaj, tani më shumë se kurrë është e rëndësishme të jeni pranë dhe të kujdeseni për njerëzit që i doni.