Kurtit i reagon presidenca për akuzat për gjakderdhje në veri, “Dhelpra dhe bishti”
Pas sulmit që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia bëri presidentit Thaçi përmes një video, nuk ka shkuar gjatë dhe ka reaguar këshilltari politik i Thaçit, Adil Behramaj.
Ai ka thënë se në komunat e veriut të Kosovës, as mësimi, as ora policore, as karantinimi nuk është bërë me urdhër të Qeverisë së Kosovës.
Behramaj ka thënë se do të ishte e vërtetë nëse Kurti do të thoshe që atje Serbia po i ndihmon, por duke e ditur që Kurti po i ndihmon më shumë asaj, se ajo këtij, as këtë të vërtetë nuk ai nuk e pranoi.
“E ka shpëtuar Albin Kurtin ai amerikano-hebreu, që e ka mësuar të bëjë videolojëra politike. Sa herë që nuk guxon të përballet me pyetjet e gazetarëve, me nga 24 orë fshihet kështu duke u vetëkënaqur me ndonjë video të tij. A e pat si zgërdhihej me atë “jo dhelpra, jo bishti”? Edhe mua më bëri të qeshem. A dëgjuat sesi Qeveria jonë e kishte shpallur karantinën në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan? Nuk kishin pas deshtë me e bë as të madhe me tupan, se kishte qenë edhe një dasmë atje. A ish kanë dasmë e madhe apo e vogël? Dërgoja edhe një telegram urimi të shkruar me çirilicë, si disa letra që po i dërgon. Cirkuzant bre! Ec e mos qesh me të!
Por, hajde të bëhemi më seriozë.
Ti Albin je kokrra e mashtruesit. I ke pasur goxha do manifeste për veriun. Ulërinit si luanë sa ishit në opozitë. Ndërsa, tash, po detyrohesh të gënjesh publikisht. Në komunat e veriut të Kosovës, as mësimi, as ora policore, as karantinimi nuk është bërë me urdhër të Qeverisë së Kosovës. Do të ishte e vërtetë nëse do të thoshe që atje Serbia po të ndihmon. Por, duke e ditur që ti po i ndihmon më shumë asaj, se ajo ty, as këtë të vërtetë nuk e pranon!
Po ku dilet more e flitet sikur të ishe CEO i ndonjë kompanie, që bën identifikimin e problemeve. Tregoni more dikush që ende është kryeministër!
Përndryshe, destabiliteti dhe dhuna kundër komunitetit i kanë dy adresa në 20 vjetët e fundit: në veri grupet kriminale, ndërsa në lindje, jug dhe perëndim, ti.
Rusia që 20 vjet po mundohet ta destabilizojë veriun e Kosovës, sa përmes shërbimeve, sa përmes investimeve dhe ndihmave kinse humanitare, por nuk ka mundur dhe nuk do të mundet sa të jetë këtu Amerika. Dhe, fatmirësisht, Amerikën më nuk mund ta bësh të largohet as ti!”, ka shkruar Behramaj.