Apostolova: E rëndësishme që të gjithë qytetarët Kosovës të ndihmohen në kohën e pandemisë COVID-19
Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka thënë se qytetarët e Kosovës, si shumë nga ata në Evropë dhe në mbarë botën, po përballen me një krizë të pashembullt shëndetësore, e cila urgjentisht ka nevojë për një përgjigje në kohën e dukur nga të gjitha autoritetet e vendit, e shoqëruar dhe me bashkëpunimin nga të gjithë qytetarët e saj.
“ Vetëm me anë të një fryme bashkëpunuese ne mund të kapërcejmë së bashku efektet e pandemisë COVID-19”, ka thënë Apostolova.
Ajo thotë se është shumë më rëndësi që shërbimet të arrijnë në çdo pjesë të komunitetit dhe shoqërisë.
“Në rrethana të tilla është koha për të lënë mënjanë dallimet politike dhe debatet e padobishme. Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe bashkëpunimin rajonal në mënyrë që të ofrohet çdo ndihmë e mundshme për ata që preken nga COVID-19”.
“Në këtë kontekst, unë e përkrahi deklaratën e përbashkët të lëshuar nga ministri Vitia dhe ministri Jevtiq [më 2 prill 2020] dhe të gjitha përpjekjet e tjera të institucioneve të Kosovës që synojnë rritjen e bashkëpunimit dhe ofrimin e mbështetjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Apostolova.
Ajo thotë se është shumë me rëndësi që qytetarët, në tërë Kosovën, në çdo komunë të marrin informatat e qarta se cilat shërbime janë në dispozicion të tyre dhe si mund të ndihmohen në parandalimin e infektimit.