Driton Selamaj denoncon fabrikimet me “SMS”, thotë se po bëhet në stilin e shërbimeve sllave
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa bisedave të montuara në rrjete sociale në mes të anëtarëve të partisë së saj sipas së cilave bëhet thirrje që të linçohet Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Selmanaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo formë e linçimeve nuk është vlerë e jona dhe se duhet të ndalet dhe të dënohet nga të gjithë.
Postimi i tij:
Gërditëse!!!
Shihni fabrikimet e stilit të shërbimeve sekrete sllave…Pa fije turpi ndërtojnë montonjnë, fabrikojnë, inskenojnë sms dhe situata krejt të pa qena me qëllim të linqimit, degradimit dhe intimidimit të personave që nuk mendojnë si TA.
Sa e pështirë!!! Madje edhe montimet i kanë të lodhta. Prap mua po ma ndrrojnë emrin, po më quajn Dritan e jo Driton (si duket fabrikimet po u vijnë nga grupet e tyre andej kufirit), po ashtu ma kanë vendos një fotografi në profil që nuk mund ta gjeni askund në numrat dhe kontaktet e mia.
Të nderuar qytetarë, kjo maskaradë duhet të ndalet dhe të dënohet nga të gjithë ne si shoqëri. Kjo formë e linqimeve nuk është vlerë e jona. Kosova me kohë është përcaktuar dhe orientuar për vlera tjera!
Kosova do BËHET i pëlqeu apo si pëlqeu një grupi/sekti/ apo shërbimi!
#Përjetësisht me KOSOVËN# Për KOSOVËN
Gërditëse!!!Shihni fabrikimet e stilit të shërbimeve sekrete sllave…Pa fije turpi ndërtojnë montonjnë, fabrikojnë,…
Julkaissut Driton Selmanaj Sunnuntaina 5. huhtikuuta 2020