Veseli kujton masakrën e Rezallës: Serbia ende na fsheh fatin dhe trupat e mbi 1600 civilëve tanë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar masakrën e Rezallës e cila sipas tij është një dëshmi tjetër e gjenocidit të shtetit serb.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë që Serbia ende na fsheh fatin dhe trupat e mbi 1600 civilëve tanë dhe për këtë arsye duhet të jemi dyshues nga këtij shteti.
Postimi i plotë:
Masakra e Rezallës, kryer mizorisht 21 vjet më parë, është një tjetër dëshmi e gjenocidit të shtetit serb që njollos ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare e cila ende toleron pandëshkueshmërinë e xhelatëve që e shkaktuan.
Trupat e një pjese prej viktimave të kësaj masakre u gjendën në vitin 2014 në një varrezë masive në Rudnice të Serbisë. Serbia, ende na fsheh fatin dhe trupat e mbi 1600 civilëve tanë, prandaj kemi mjaft arsye që të tregohemi të kujdesshëm e dyshues ndaj këtij shteti. Kjo vlen veçanërisht si kujtesë ndaj qeverisë në ikje e cila po flirton me Beogradin duke lejuar futjen në Kosovë të strukturave “humanitare” të dërguara prej këtij shteti.
Gjaku i martirëve te masakres së Rezalles është edhe një dëshmi që ne nuk duhet të lejojmë të devijojmë nga qëllimi ynë i përbashkët për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.