Zhduket një burrë nga Prishtina
Një qytetar nga Prishtina ka lajmëruar policinë se babai i tij është zhdukur
Rasti ka ndodhur mesditën e 1 prillit, në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se prindi i tij viktima mashkull K-Shqiptar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkohë është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.