I infektuari në Qendrën e Studentëve ndante dhomën me një person tjetër
Sot janë testuar 36 të karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë derisa një rast ka rezultuar pozitiv.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Hoti Gjithashtu ka bërë të ditur se personi që ka rezultuar pozitiv është dërguar në Klinkën Infektive së bashku me personin që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit.
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 136, derisa edhe 98 të karantinuar në konvikte pritet të testohen sot.