Mjekja nga Kina tregon se çfarë duhet të vesh për t’u mbrojtur nga koronavirusi
Numri i pacientëve të rinj të prekur me koronavirus në Kinë është duke u zvogëluar dukshëm, pasi që në shkurt kaloi pika e krizës së pandemisë, kurse jeta dhe gjithçka tjetër në këtë vend po i kthehet normalitetit.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shangai, kurse provinca Hubei në të cilën jetojnë 60 milionë njerëz ka hapur kufijtë e saj.
Ajo çfarë i ka kontribuar më së shumti është mbrojtja e mirë e punonjësve shëndetësorë, të cilët nuk kanë të regjistruar as edhe një rast me COVID-19 në mesin e punonjësve shëndetësorë që nga fillimi i shkurtit.
Infermieret në Wuhan punojnë nga katër orë në një ndërrim, kurse mjekët deri në gjashtë orë. Gjatë kësaj kohe nuk guxojnë të hanë, pinë e as që të shkojnë në tualet.
Një video që po qarkullon në masë të madhe nëpër rrjete sociale, shfaq mjeken e cila demonstron se çfarë duhet të bartë derisa punon në një spital në qytetin kinez Wuhan, epiqendra e koronavirusit.
Në Kinë janë shfuqizuar masat preventive siç ishte mbyllja e trafikut, ndërsa punimet nëpër objekte të ndryshme ka rifilluar, e qytetarët sërish po udhëtojnë me autobusë.