Mosha e të infektuarve me koronavirus në Kosovë
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka treguar moshat e të infektuarve me koronavirus në Kosovë, shkruan FaktePlus.
Sipas grafikës së publikuar thuhet se moshat që kanë pasur më së shumti nevojë për tretman mjekësorë janë ato mbi 70-vjeç.
Shkrimi i tij i plotë:
Disa karakteristika rreth moshës së pacientëve që deri tash janë trajtuar dhe po trajtohen në Klinikën Infektive për Covid-19.
• Grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç.
• Ka numër të barabartë të pacientëve të grupmoshave prej 30-39 vjeçe deri në 60-69 vjeçe
• Në Klinikë deri tash nuk ka pasur të hospitalizuar asnjë pacient me Covid nga grupmosha 10-19 vjeç.
• Dy pacientë të spitalizuar i takojnë moshës nën 6 vjeçare.
• Nga 13 mars-3 prill 2020, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19, i njëjti ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Këto të dhëna janë nxjerrë nga Klinika Infektive dhe grafika është punuar duke ju falënderuar bashkëpunimit edhe me dr. Sadije Namani, infektologe.